Kategorite


Teknik Elektricist

LOGO EUROPIXEL 3 small 300x300

logo 2022858241

"Biznesi Kosovar" është web-faqe e formuar për informimin e kompanive Kosovare dhe kompanive të tjera në rajon. Kryesisht qëllimi i faqes tonë është ndërmjetësimi i kompanive, shkëmbimi i informacionit mbi produktet dhe shërbimet, lehtësimi i vizitorëve të faqes duke i ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e tyre në lidhje me bizneset.
Reklamimi i biznesit tuaj pasuron dhe referencën e portalit tonë, gjithashtu grumbullimi sa më i shumtë i bizneseve ofron tek vizitorët një mundësi më të madhe zgjedhjesh dhe preferencash që të mund të përcaktojnë shërbimet dhe produktet që ju nevojiten.
Me antarësimin e biznesit tuaj në web-faqen www.biznesi-kosovar.com, ju do t'i mundësoni biznesit tuaj përfitime nga këto aspekte:
• Një pasqyrim të gjithë aktivitetit tuaj, duke nisur që nga historiku i kompanisë, sukseset , sfidat për të ardhmen etj.
• Pasqyrimi i të gjitha shërbimeve dhe produkteve, shumëllojshmëria dhe të vecantat e tyre
• Foto të ndryshme
• Të dhënat e kontaktit
• Ofrimi i bashkëpunimeve të ndryshme, lehtësime nëpermjet bashkëpunimeve frutdhënëse si dhe të shumë veprimtarive të tjera.
Biznesi Kosovar operon afër një dekade. Në rrugëtimin tonë kemi shtuar cdo vit e më shumë antarësimet duke mbledhur të dhëna nga shumë kompani dhe duke u njoftuar me eksperiencat e bizneseve tona Kosovare, jemi profesionalizuar në bashkëpunime nga më të ndryshmet. Gjithashtu jemi pjesemarrës në panaire brënda dhe jashtë vendit, iniciues për binjakëzime me shumë kompani nga lëmia e marketingut, dhe së fundmi kemi lancuar dhe katalogun e Biznesit Kosovar si një udhërrëfyes për klientët tanë.
Pa u zgjatur shumë, falenderojmë të gjitha bizneset Kosovare të cilat na kanë mbeshtetur në rrugën tonë të gjatë, që gjithmonë na kanë përkrahur dhe duke na besuar idenë dhe profesionalizmin në punë na ndihmuan që aktiviteti ynë të mos ndalet vetëm me kaq, por në projektet tona të ardhshme ne pretendojmë që të mbledhim sa më shumë biznese, duke treguar se bizneset tona gëzojnë një respekt në punë, traditë, eksperiencë, ashtu edhe sikurse sllogani i web-faqes tonë:
Adresa ku bashkohen të gjitha bizneset kosovare ... - me shpresë për një bashkepunim sa më të afërt me bizneset e të gjithë sektorëve duke u bashkuar në linkun e vetëm biznesor "www.biznesi-kosovar.com"

Me respekt
Stafi i Biznesit Kosovar