Kreativ

Ne e vlerësojmë interesimin tuaj për Kreativ qeramika. Që në fillim ne nuk e kemi konceptuar kompanin tonë vetem si komerciale, qëllimi ynë ishte që “Kreativ” të jetë vlerë e shtuar e sektorit të qeramikes në tregun tonë. Për më tepër ne ishim të përkushtuar që në relacion me ju të krijonim harmoni dhe respekt të ndërsjellë si dhe ofrimin e produkteve që do të shkonin përtej pritjeve të juaja. Kësisoj ne shndërruam hapësirat e juaja në ambiente rehatije dhe reflektimi. Me një fjalë, produktet tona tejkaluan funksionin e tyre primar, atë te dekorimit të hapësirave, për më tepër ato kthyen fantazinë tuaj në realitet.

Slogani "Kërko të pazakonshmen tënde!" i ftonë klientët që t'na sfidojnë me kërkesat e tyre ashtu që oferta jonë të pësojë përmirësime të vazhdueshme. Në këtë mënyrë "Kreativ" do të jetë në gjendje të nuhasë dhe të parashikojë trendet më të fundit, të cilat si rezulltat i globalizmit janë aq dinamike si kurrë me parë. Për më tepër, në këto kohëra të ndryshimeve ne nuk pretendojm të menaxhojm të ardhmen duke u përshtatur, por duke e formuar atë.

Gjithsesi na njoftoni me kërkesat e juaja përkitazi me produktet e industrisë sonë, dhe kështu së bashku me stafin tonë professional do të përshtasim zgjidhjen më ideale për ju.

Themeluesit e kompanisë: Erëmira dhe Virtyt Deçani

Visit Website

Gallery - Photos

Logo

Ditët e punës

  • E Diel -
  • E Shtunë -
  • E Premte -
  • E Enjte -
  • E Mërkurë -
  • E Martë -
  • E Hënë -

Location / Contacts :

Weather in City :

A keni pyetje?